Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ORLEANIA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU

Go down

  ORLEANIA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU Empty ORLEANIA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU

Post by Jeta Love Sun 03 Oct 2010, 21:08

Jeta veprimtaria dhe lufta e Marie Shllakut ėshtė padyshim njė metėor nė qiellin tonė,njė rast i pashembullt i gruas shqiptare,i vajzės 24 vjeēare qė pėr 4 vjet rresht punoi dhe luftoi me njė heroizėm tė rrallė. Njė rast i papėrsėritshėm nė historinė tonė sa tė dhimbėshme aq dhe krenare. Ėshtė dhe mbetėt shembulli mė ideal i nacionalizmit tė mirėfillt shqiptar. Vendlindja e saj ishte ēdo pėllambė toke ku flitej shqip. Partia e saj ishte Shqipnia Etnike. Prandaj ajo bashkėveproi me tė gjitha forcat politike,qė me pėrkushtim ishin dhe mbronin tokat tona,qė tė parėt na e lanė. Marie shllaku pėr ato qė bėri pėr atdheun mbetet pėr ne Orleania Shqiptare. Historia jonė duhet tė zbardhet,tė zėnė vendin e merituar ato figur madhore qė gjatė Luftės sė II Botėrore dhanė mė tė mundshmen e tyrne nė tė mirė tė kombit tonė. E ndėr kėto figura ishte Marie Shllaku. Cila ishte Marie Shllaku? Pėr Marie Shllakun deri mė sot janė shkruar katėr libra: “Marie Shllaku” nga Ibrahim Metaj ,1995; “Shqipnia e Marie Shllaku” nga Ramiz Kelmendi e Viktor Gashi,Prishtinė 1995; “Marie Shllaku,bijė e Shkodrės,martire e Kosovės” nga Tomė Mrijaj,New York 2003”; “Heroina Marie Shllaku nga Shefqet Kelmendi,Tiranė 2004. Historia jonė njeh gra qė kan bėrė emėr nė kujtesėn e kombit,siē ishte Nora e Kelmendit,Tring Smajli,Shote Galica etj. Ndėr to rasti i Shote Galicės na del mė i plotė. Ajo pėr vite me radhė luftoi kundėr pushtuesve serb. Por pa e zvogluar heroizmin e saj dihet se luftoi nė vendlindjen e saj nė Kosovė e pėr lirinė e Kosovės,luftoi pėrkrah burrit tė vet dhe vdiq natyrshėm. Vajza 20 vjeēare intelektuale,bragtisi studimet dhe kėnaqėsinė qė tė ofron mosha,dhe u hodh nė zjarrin e luftės. Ju pėrkushtue lirisė sė Kosovės dhe pėr tė pa iu dridh qerpiku,u flijua si heroinė e vertetė.

Pėrmbledhtas po paraqesim veprimtarinė dhe luftėn e kėsaj heroine tė rrallė. Marie Shllaku e pėrshkoi Kosovėn pėllambė pėr pėllambė,nė qytete e fashatra kurdoherė sypatrembun. Kurrė se lėshoi zemra as edhe njė herė sju shmang rrugės qė vetes i kishte vu si qellim: gjithėēka pėr lirinė e Kosovės. Madhėshtia e kėsaj figure duhet shikuar edhe nga njė kėndvėshtrim tjetėr. Si e pranuan njė vajzė tė vetme nė mesin e tyre ato ēeta tė armatosura me burra zemėrmėdhenjė,shumica e tė cilėve ishin tė pashkolluem? S’ka dyshim se ndikoi jo pak Prof. Ymer Berisha,ideologu i mbarėrrezistencės popullore nė Kosovė,gjatė viteve 1945 – 1947. Profesori e kuptoi se Marie Shllaku ishte njė vajzė e veēantė,njė intelektuale largėpamėse,e shumė e guximshme, e cilas kishte vendosur me u flijue pėr lirinė e Kosovės. Guximi dhe oratoria e saj ju imponuan komandantėve zemėrmėdhenjė siē ishin Shaban Polluzha,Mehmet Gradica,Ndue Pėrlleshi,Ukė Sadiku e shumė tė tjerė.

Trungu familjar. Shkodra mijėvjeēare,qyteti i kulturės dhe i diturisė,i burrėrisė e i qėndresės,ka lindė burra tė shquar nė tė gjitha lamitė qė ka jeta,tue i dhėnė dritė e krenari mbarė vendit. E kur flasim pėr Shkodrėn duhet tė kemi parsyshė edhe fushat e malet qė e rrethojnė. Janė njė e tė pandamė,kan njė shpirt e njė frymėmarrje. Aty kah fundshekulli i XIX,pėr arėsye ekonomike,si shumė malėsor tė tjerė,nga Shllaku kish zbritur nė Shkodėr Simon Shllaku,me tė birin Markun dhe ishin vendosur nė lagjen Badre,tė qytetit. Nė kėt lagje u rritėn burrat e shquem Luigj Gurakuqi,Justin Rrota,Ernest e Mikel Koliqi, e shumė tė tjerė. Do tė rritet Marku e do tė marrė veten disi ekonomikisht dhe do tė martohet me Dilėn,me tė cilėn do tė ketė katėr fėmijė: Ndocin,Rozėn,Marien, dhe Luvien. Ndoci e Luvia do te vdesin heret. Edhe prindėrit Marku e Dila,do tė largohen kėsaj jete,nė vitet e para pas Luftės sė II Botėrore ( se,s’po mund t’i them ēlirim). E re do tė vdesė edhe Maria nga plumbat e shkaut. Gjatė do tė jetojė vetėm Roza,(vdiq me 5 mars 1999). Do tė jetojė dhimbjen e saj.

Jeta dhe veprimtaria e Marie Shllakut. Maria e bija e Markut dhe e Dilės u lind nė Shkodėr,me 22 tetor 1922. Qė e vogėl – (tregonte motra e saj e madhe Roza),ajo dha shenjat e njė vajze sa e zgjuar,e tė shkathėt,aq dhe guximtare. Te motrat Servite mori edukatėn parshkollore,kurse tė mesmen e kreu shkėlqyeshėm nė kuvendin e Motrave Stigmatine,ku jepnin mėsim profesorė tė dėgjueshėm. Ishte krenaria jonė. Jetonte me hallet e shtėpisė. Pradaj edhe bragtisi studimet e, qė 20 vjeēare filloi punėn. Po rrjedha e jetės sė saj mori drejtim tjetėr,u muer me politikė – pėrfundon Roza. Nė maj tė viti 1942 punėsohet nė Tiranė,nė Ministrinė e Punėve Botore,si sekretare. Nė nėntor tė vitit 1942 e pushojnė nga puna pa arsyetim,dhe me 25 shkurt 1943,me sugjerimin e Nacionalistėve,Maria pėr herė tė parė shkon nė Kosovė. Ishte koha kur Kosova kishte shumė nevojė pėr kuadro tė aftė e nacionalistė tė vėrtetė. Do tė punėsohet nė Prizren si financier pėr tėrė Kosovėn. Me 6 maj 1944 do ta pushojė nga puna Ministria e Brendėshme,e do tė shkojė nė Shkodėr e mandej edhe nė Tiranė,e do tė befasohet kur do ti thonė se e kishin pushuar pėr motive politike. Mė vonė do tė takohet me njerėzit e Abaz Kupit, e me ndihmė tė tyre serish do tė shkojė nė Kosovė,nga ku nuk do tė kthehet kurrė mė. Natyrshėm na lindė pyetja: Ēka e shtyri kėtė vajzė tė shkonte nė Kosovė,kur tani puna s’e priste,kur lufta ishte nė mbarim e sipėr,e dihej se vendin do ta gllabėronte murtaja e komunizmit? Pra ajo nuk mendoj pėr tė ardhmen e saj si vajzė,po me vetėdije shkoj drejt tymit tė flakės,nė mbrojtje tė Kosovės. Nė Prizren do tė njihej me shumė nacionalistė,do tė shkojė nė Gjakovė ku do tė krijojė njohje tė reja. Nė fillim tė nėntorit 1944 e shofim nė Pejė. Aty do tė njihej me meshtarin e Pejės At Bernardin Llupin,me tė cilin gjithėnjė do tė jetė i lidhur,sė bashku edhe do tė pushkatohen nė Prizren natėn e 24 – 25 nėntorit 1946,(me ta edhe Kolė Parubi e Gjergj Martini). Kur Brigada e III Sulmuese e Shqipėrisė “ēliroi” Pejėn,me 17 nėntor 1944,pėr t’ja dorėzue mė vonė serbit – vėlla tė idealit tė komunistėve,Maria do tė kalojė nė ilegalitet e shoqėruar me komandantin zėmėrmadh Mehmet Gradicėn,e me shumė tė tjerė. Nė katundet e Pejės Budisalc e Novosellė,do tė mbajė fjalime,qė nė hetuedi do t’i kujtojė: “Burra! Ne pranojmė me vdekė me ju,e ju me ne! Se nuk janė marrė tė gjitha katundet e qytetet. Mos ti dorėzojmė kėto fusha tė bukura! Armėt tona nė asnjė mėnyrė mos t’ja dorėzojmė shkjaut!” Nė Gllogjan me njėqind e sa burra tė armatosur,bije nė pėerpjekje me forcat armike,dhe aty plagoset – plaga e saj e parė. Do mjekohet nė shtėpinė e Dan Pjetrit nė Dabėrdol tė Ujmirit, - Qendėr e Kom. Dem. Shqiptare. Nė shtėpi do tė qėndrojė afėr 6 muaj,ku do tė takohet me shumė drejtues ēetash,do tė mbaj shėnime,do tė dėrgojė letra andej – kėndej pėr bashkimin e forcave. Maria arriti me i pajtue dy komandantėt zėmėrmėdhenj: Shaban Polluzhėn me Mehmet Gradicėn. Se ky i fundit,nacionalist qė nė fillim,nuk kishte shumė besim tek Shaban Polluzha, i cili kishte luftue pėrkrah Fadil Hoxhės. Do t’i bjerė nė sy OZN-ės,aktiviteti i Maries,vendi ku ajo strehohej,nė shtėpinė e dan Pjetrit dhe ta kontrollojnė shpesh,nė mėnyrė tė befasishme. Por familjarėt e kishin menduar qė mė parė ketė. Gjithmonė njė grua e asaj shtėpie ndodhej nė gjini,e Maria kur bėhej kontrolli parqitej me veshje fshati e si nuse shtėpie.

Viti 1945 i pėrgjakur dhe rezistenca popullore. Fill pas mbarimit tė luftės drejtuesit e Partisė komuniste Jugosllave,i vunė nė veprim planet qė kishin bėrė me kohė. Shpejt u hapėn tri vorre masive: TIVARI; nė Mal tė Zi; STARI BEQAJ nė Vojvodinė,dhe nė GORICA,tė Sllovenisė. Veē kėtyre,terror nė mbarė Kosovėn,nė qytete e fshatra. Njerėzit i errte nata e nuk i zbarrdhte dita. Shqiptarėt pushkatoheshin pa gjyq. Filloi edhe ēarmatimi i popullsisė me dajak.Filloi edhe mobilizimi i tė rinjve pėr ushtar. Por populli rezistoi.
Nė Pejė f.v Sali Ukella e Sefa i Najės shkruan epopenė e tyre. Luftohej nė Rugovė,nė Anamoravė,nė Drenicė,Shaban Polluzha protestonte dhe i thonė se janė bėrė “gabime”,se do tė denoheshin fajtorėt,por ai me vullnetarėt e vet duhet tė shkonte kah Sremi,nė ndjekje tė mbeturinave tė ushtrisė gjermane. Por pikėrisht kur po pregatitej me u nis,i vjen lajmi se serishmi nė Drenicė po bėheshin masakra. Lajmin e hidhur ua thot vullnetarėve tė vet. E ata njėzėri thonė: “Na prijė drejt Drenicės sonė,e jo drejt Sremit tė Serbisė!”

Kuvendi i Drenicės, lufta. Kuvendi u mbajt nė Rrėzallė tė Drenicės,nė janarin e vitit 1945. Aty folėn shumė burra,mes tyre dhe Marie Shllaku. E nga ky fjalim do tė kujtojė mė vonė nė hetuesi: “Tė gjithė vllaznit shqiptarė me tanė fuqinė,duhet me e luftue pushtuesin sllavokomunist,me i largue partizanėt jugosllavė nga Kosova,se ēdo pus tė Kosovės e kan mbush me krena shqiptarėsh...” Dhe mė tej: “Partizanėve tė Serbisė po u ndihmojnė partizanėt e Shqinisė.” Kuvendi doli me vendimin e prerė: luftė deri nė vdekje. Kėtu pos vendimeve,u ndalėn mė shumė pėr kėtė luftė tė madhe,ku u vranė 430 burra,pos tė plagosurve. U vranė edhe dy komandantėt zemėrmėdhej: Shaban Polluzha e Mehmet Gradica,gjysh e nip,tė moshės (74 vjeē i pari,33 vjeē i dyti).

Kuvendi i Dobėrdolit. Ėshtė padyshim njė ngjarje me rėndėsi historike. Duheshin riorganizuar forcat. E kjo u arrit nė sajė tė punės organizuese, kryesisht tė profesor Ymer Berishės. Muarėn pjesė afro 200 burra nga Kosova,Mali i Zi dhe nga Maqedonia. Kuvendi u mbajt nė Llugėn e Dan Pjetrit nė Dobėrdol,nga 24 – 26 gusht 1945. I pari e mori fjalėn Ukė Sadiku e pastaj shumė tė tjerė me rradhė. Por fjala kryesore ishte ajo e prof. Ymer Berishės. Nė kuvend foli dhe e vetmja vajzė nė atė tubim,Marie Shllaku pjesėmarrsja e mbledhjes. Fjala e saj zgjati 62 minuta. Maria me ato qė tha i ndezi tė pranishmit. E nga ky fjalim i rėndėsishėm nė hetuesi ajo do tė kujtojė: “Motra deshiron me vdekė me ju,e ju me tė! Vetėm dorėzimin sllavokomunistėve mos me jua ba sa tė jemi gjallė! Ma mirė me vdekė me gra e fėnijė, e me i pa si po desin se sa serbi me na i pre! Po sė shpejti ne do tė fitojmė!” E burrat thanė: “Ti motėr shqiptare na ke ndihmue nė kohėt mė tė vėshtira. Ti pranove vdekjen me ne,edhe ne pranojmė vdekjen me ty! Rroftė motra jonė!” Mė poshtė heroina sqaron se si qe pėrpjekur me sheshue shumė nga mosmarrveshjet,qė kishin lindur nė mes tė disa drejtuesve tė ēetave,dhe ia kishte arritur qellimit.

Marie Shllaku nė shėnjestėr tė OZN –ės. OZN-a e kishte kuptue rolin e rėndėsishėm tė kėsaj vajze nė “bandat terroriste” – siē i quanin ata luftėtarėt e rezistencės popullore. Nė fillim i bėnė thirrje qė tė dorėzohej,me premtimin se do tė gėzonte privilegje,se po tė deshironte mund ta pėrcillnin edhe nė Shkodrėn e saj,ku edhe atje do ti siguronin punė e mirėqenje. Kur kjo nuk u eci,provuan njė manovėr tjetėr. Shefi i OZN-ės sė Pejės Alush Gashi,me disa tė tjerė dalin nė “mal”, si “tė zhgėnjyer” nga fitoret e luftės dhe pėr bashkim forcash,kėrkojnė me u bashkue me Marie Shllakun. E pėr kėtė rast Heroina do tė kujtojė nė hetuesi: “duket se unė kisha le pėrpara dhelpnės”. E kur edhe kjo su eci,pėr me ja mbush mendjen qė tė largohej nga lufta,arritėn tja sjellin edhe tė atin nga Shkodra,Mark Simonin,qė ta merrte tė bijen me vete. Maria fshehtas,pa dijeninė e OZN-ės,u takua me tė atin nė Zllakuqan tė Pejės,dhe nuk pranoj tė kthehej nė Shkodėr. Kishte vendosur qė jetėn e saj ta flijonte pėr lirinė e Kosovės.

Beteja e Qelisė sė Siqevės (Drenicė). Maria nė kėtė kohė ishte nė ēetėn e Ukė Sadikut. E ky i fundit bashkė me prof. Ymer Berishėn e disa tė tjerė,kishte shkue nė takimin e Pashtrikut,me qellim qė ti bashkonin forcat,nė luftė kundėr pushtuesit. Drejtimin e ēetės Ukė Sadiku ia la tė vėllait Shabanit. Nė kėtė kohė ndodheshin nė Qeli tė Siqevės. Kėtu edhe i rrethuan brigada e Bokės sė Kotorrit,tė ardhur nga Mali i Zi. Kjo ndodhi me 12 shtator 1945. Sulmi i befasishėm filloi nė mesnatė dhe vazhdoi deri nė mėngjes. Qe njė luftė e ashpėr. Nga ēeta u vranė 28 luftėtarė lirie e shumė tė plagosur. Po armikut i lan shumė tė vrarė. Vetėm oficerė u vranė 11 vetė. Maria e plagosur ndihmohet nga Mushi Hoti i Resnikut,edhe vetė i plagosur rėndė,dhe ēajnė rrethimin. Mbas pak Mushi Hoti vdes nga gjakderdhja e madhe,dhe Maria pėrfundon tek njė mjekja popullore nėnė Hota. Ajo ja kish mjekue edhe plagėn e parė nė pėrpjekjen qė kishin patur nė Gllogjan. Mbas dy-tre ditėsh ashtu e dėrmueme,merr rrugėn pėr Doberdol,dhe pėr fat tė keq takon faqeziun e Aqarevės,Xhemal Bajramin,i cili e dorėzon nė OZN –ėn e Skenderajt. E prej aty,tė nesėrmen e asaj dite pėrfundon nė burgun e Mitrovicės.

Gracka e OZN –ės. Se si e organizoi OZN –a kėtė grackė vite mė vonė,mė 1965,do tė na sqaroj Gojko Medenica, kryeudbashi pėr Kosovėn, nė “Veqerni Novosti” i Beogradit,nė disa numra,si dhe tek “Rilindja” e Prishtinės e po atij viti. E keqtrajtuan nė hetuesi,po heroina nuk hapi gojė. Atėherė tė shqetėsuar se mund tu mbetej nė dorė pa vjelė tė dhėna tė rėndėsishme nga ajo sajuan kėtė grackė. E shtrojnė nė spital tė burgut tė Mitroviocės,gjoja pėr ta mjekuar pėr plagėt e luftės. E njė natė spitalin e burgut e sulmojnė “ballistėt”,tė armatosur,tė cilėt me krisma armėsh hyjnė brenda,i lėnė pėrtokė disa “tė vrarė tėrė nė gjak”, e duke fol shqip e nxjerrin qė andejmi Marijėn dhe e strehojnė nė njė shtėpi nė Mitrovicė te njė “ballist” dhe largohen. Por Maria do tė shkruanė,se nė fillim kishte dyshuar pėr kėtė aksion aq tė guximshėm. Do tė dyshojė edhe tek strehuesi “ballist”,qė i sherbente me devotshmėri e pa fjalė,pa u bė fare kurreshtar pėr jetėn e saj. E ushqente,ja blente ilaēet,dhe ja plotėsonte ēdo dėshirė tė saj. Strehuesi,ndonse nevrik nga natyra, e luejti pėr mrekulli rolin qė ja kishin mėsuar eprorėt e tij. Kėshtu kaloi njė javė krejt e qetė,pa sagjė tė veēantė qė ta bėnte me dyshue vajzėn e re. E ditėn e tetė tani disi e bindur se aksionin e kishin krye vėrtetė forcat balliste,i kėrkoi strehuesit laps dhe letėr,shkruan diēka dhe ja dorėzon strhuesit,me adresėn e At Bernardin Llupit nė Pejė. Frati befasohet kur e vėrejti letrėn,dyshon edhe pse e nihte kaligrafinė e Marijės,dhe ja kthen njė pėrgjigje tė shkurtėr,tė thatė,pa pėrmbajtje tė rėndėsishme. Maria e pa se frati po dyshonte nė suksesin e aksionit, e qė tė bisedonte bashkė me letrėn e dytė,ia dėgon edhe medalionin e qafės,tė cilėn meshtari e njihte se ia kish parė gjithnjė nė qafė. Kėshtu ai u bind se vėrtetė paskėsh ra nė dorė tė sigurtė. Dhe pėrgjigja e dytė qe e hapur. Ndėrruan disa letra,tė rėndėsishme kėto pėr OZN-ėn. Shumė vonė Maria e kuptoi grackėn e OZN-ės. Strehuesi ishte faqeziu Nazmi Kursani,kapiten i OZN-ės.

Tė dhėna nga gjyqi. Gjyqi u zhvillua nė Prizren nga 29 qershori 1946,deri me 13 korrik 1946,kurse vendimi u dha dy ditė mė vonė me 15 korrik. Nė shėnimet e hetuesisė vlen tė pėrmendet pėrgjigja qė ju ka dhėnė pėr pyetjet: Qysh kur je marr me politikė? “ Po,qysh heret,qė nė moshėn 20 vjeēare jam marrė me politikė,nė se mund tė quhet politikė dashunia pėr atdheun,pėrpjekja ime pėr njė Shqipni Etnike,tė bashkueme,me pjesėt e saj tė shkėputuna,- Kosovė e Ēamėri”. E nė ēfarė kushte i tha kėto fjalė!... nė hetuesinė e pėrbindėshave sllavokomunistė.. – me plagė lufte nė shtat ende tė pashėrueme..- e vetėdijshme se do ta pushkatonin. – Dhe kjo njė vajzė 24 vjeēare! Nė bankėn e tė pandehurve 27 vetė. Nė krye At Bernardin Llupi, Marie Shllaku, Kolė Parubi, e Gjergj Martini. Kah fundi tė rinjtė gjimnazistė tė Pejės. E nė fund fare mė i vogli, me moshė e me shtat, shkruesi i kėtyre rradhėve, nderė e kėnaqėsi e veēantė pėr mue.

Ja disa tė dhėna nga ai gjyq dhe nga procesvėrbali prej 127 faqesh: - Pse keni luftue kundėr partizanėve? – Me ju rėzue nga pushteti. –Ke bashkėpunue me gjermanėt? – Unė nuk due kurrfarė pushtuesi nė trojet tona. – Pse ke qenė kundėr luftės Nacional Ēlirimtare? – Nė filim e kam pėrkraė. Po kur pash se ata mbanin yllin e kuq,me drapėn e ēekiq,u bana kundėrshtare e vendosur e tyne. – Pse nuk u bashkuat nė male me ēetnikėt se edhe ata janė kundėrshtarėt tanė? – Mos i ngatėrroni ēeshtjet zotni prokuror! Me ēetnikėt ne nuk na bashkon asgja. Nuk e dij cili prej jush na ka vra ma shumė,pėr ne jeni njėsoj. – Ēfarė the nė Kuvendin e Dobėrdolit? – Nė falimin tim bana thirrje pėr bashkim forcash, e pėr qėndesė nė luftė me ju deri nė vdekje pėr ēlirimin e Kosovės. – A e di se pėr kėto krime ty veē plumbi tė pret? – Nuk mė trembet syni. Jam krenare qė pėr Kosovėn martire bėra aq sa munda. Por heret a vonė ne do tė fitojmė.! Kur fliste pėrpara trupit gjykues,dy polic e mbanin pėr krahėsh,qė tė mos rrėzohej,aq e shkallmueme ishte!...Toka nuk e kalbė tė vėrtetėn. Fjala e fundit e Marie Shllakut pėrpara tytave tė kuqe: “ Kosovė! Sa shpresmadhe tė gjeta e sa zemėrplasun po tė la! Po edhe nė kėtė ēast tė mbramė po i lutem Zotit: GJAKU IM TU BAFTĖ DRITĖ!”

Kjo ishte MARIE SHLLAKU,ORLEANIA SHQIPTARE!

Burimi: Shefqet Kelmendi,”E djathta shqiptare nė mbrojtje tė Shqipėrisė etnike-(3)”,fq.417- 426


Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15325
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum